Jankullovska me pranga në duar, nga bu*rgu u soll në seancën gjyqësore për rastin “Target-Fortesa” (FOTO-GALERI)


Me pranga në duar sot ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska është sjellë nga Bu*rgu i Idrizovës ku është tanimë dy ditë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore “Target-Fortesa” ku akuzohet për përgjimet e paligjshme të cilat dolën nga “bo*mbat”. Ajo tanimë është dënuar me katër vjet bu*rg në lëndën “Tanku” për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për furnizimin e paligjshëm të mercedesit me vlerë prej 600 mijë eurosh.


Gordana Jankullovska

Në seancën e sotme gjyqësore përveç Jankulloskës është edhe ish shefi i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov por edhe të punësuarit në ish Policinë Sekrete të cilët ngarkohen për përgjim të paligjshëm të 4.000 numrave telefonik në periudhën mes 2008 deri në vitin 2015-të.


Gordana Jankullovska

Përveç aktgjykimit të miratuar për rastin “Tanku”, kundër Gordana Jankullovskës, PSP ka dorëzuar edhe dy lëndë, për përgjimin masiv, “Target-Fortesa” dhe për parregullsitë zgjedhore “Titanik”.


Sasho Mijallkov
Në “Target-Fortesa” Jankullovska gjykohet për veprën penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar a në “Titanik” për shoqërim kri*minal shkelje të të drejtës së votës shkelje të lirisë së caktimit të votuesve ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve prë financim të fushatës.


Sasho Mijallkov

Gjykimi kundër Jankullovskës ka filluar në janar të vitit 2018-të me lëndën “Target-Fortesa” dhe ka vazhduar me rastin “tanku” dhe “Titanikun”. Në dy prej këtyre lëndëve të cilat i ka hapur ish PSP Jankullovska është e akuzuar bashkë me kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski.


Mile Janakieski/ Portalb

Baby Boo