Sulmuesi Mitroviç provokon Xherdanin: Nëse do Kosovën pse luan për Zvicrën


Sulmuesi serb Aleksandar Mitrovic ka thënë se gjesti i lojtarit të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka vendosur të luaj me atlete me flamurin e të “ashtuquajturit” shtet të Kosovës, është i çuditshëm.

Shaqiri është njëri prej disa shqiptarëve që luajnë për Zvicrën dhe disa shqiptarë luajnë për Kombëtare të Europës, e të cilët, sipas mediave serbe, e përdorin çdo duel më Serbinë për të treguar dashurinë e tyre që kanë për Kosovën.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovës në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua. Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja.

Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fair ashtu siç bën.

Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, ka thënë Mitrovic për “Mondo”.

Baby Boo