Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 3.149 teste dhe janë regjistruar 406 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 184 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 387 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 18 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6758. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.458 raste, prej të cilëve 175.881 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.819 raste aktive me virusin Korona.

Baby Boo