Shoferi nuk ndalet në kufirin në Han të Elezit, largohet me shpejtësi


Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit një veturë i është shmangur kontrollit kufitar.
Dy personat e dyshuar meshkuj shtetas të huaj kanë vazhduar me shpejtësi dhe nuk janë ndalur.

“SHMANGIE NGA KONTROLLI KUFITAR: PKK Hani i Elezit 21.08.2020 – 21:50. Është raportuar se në pikën kufitare është ndaluar në kontrollin e vijës së dytë vetura Audi A6 me targa SK-….-XX ( të njohura për policinë) me dy personat e dyshuar meshkuj shtetas te huaj, të njëjtit kanë vazhduar me shpejtësi dhe nuk janë ndaluar”,

Baby Boo