Mbrojtja e Jovanovskit kërkon shfuqizimin e aktgjykimit, Janeva nuk erdhi në Gjykatën e Apelit


Në çka bazohet ky aktgjykim- në dëshmi ose në indicie, a kemi procedurë korrekte dhe a mundet një aktgjykim i tillë të bazohet vetëm në deklaratat e dy dëshmitarëve Orce dhe Ana Kamçeva. Nuk ka kurrfarë ekspertize të pajisjeve elektronike për këtë rast, ndërsa veçanërisht celulari i Jovanovskit, theksoi avokati Sashko Dukovski, duke e shpjeguar ankesën e Bojan Jovanovskit para Gjykatës së Apelit.

Për shkak të shkeljeve thelbësore dhe gjendjes së përcaktuar materiale dhe faktike gabimisht, mbrojtja kërkon aktgjykimi i shkallës së parë për rastin “Reket” të shfuqizohet ose rasti të kthehet në rigjykim.
“Nëse e shihni aktgjykimin, do të shihni se nuk mund për të gjithë dëshmitarët të merret vetëm pjesa që është në interes të prokurorisë, ndërsa për gjithçka tjetër thuhet se është thënë që t’i ndihmojë të ak*uzuarit”, tha Dukovski.

Baby Boo