Nacionalistët grekë përsëri gjejnë diçka, dalin kundër marrëveshjes me Maqedoninë


Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, ministri grek i Mbrojtjes dhe kryetar i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos mbetet në qëndrimin e tij se nuk do të mbështesë marrëveshje që do ta përmbajë emrin me termin Maqedoni dhe konsideron se nevojitet edhe takim të liderëve nën organizim të presidentit të shtetit që të ndryshohet vendimi i marrë në vitin 1992, sipas të cilit emri duhet të jetë pa termin Maqedoni.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Panos Kamenos pozicionin e pandryshuar e ka përsëritur në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën tha se partia ka qëndrim të qartë, të njohur të fortë, por shprehu edhe rezervë nëse marrëveshja do të kalonte tek ne.

Lidhur me kushtet në marrëveshje, Kamenos, pa zbuluar detaje, komentoi se janë mjaft të fuqishëm dhe nëse nuk ishte përfshirë emri Maqedoni, ata si parti nuk do të obligoheshin të votonin kundër.

Partneri i koalicionit në Qeverinë greke e sqaroi edhe procedurën që do të ndjekë në nënshkrimin e marrëveshjes dhe tha se ky mund të jetë proces që do të zgjasë edhe një vit, ndërsa votimi në parlament të vijë pas zgjedhjeve në Greqi.

Lideri i Grekëve të pavarur, në konferencën e sotme për shtyp e cila ishte thonë, jo për shkak të marrëveshjes për emrin, por që ta bëjë të ditur zëdhënësin e ri të partisë, tha se kur marrëveshja do të vijë në votim, deputetëve do t’u imponohet “dëgjueshmëri partiake”, gjegjësisht ta ndjekin linjën e partisë.

Baby Boo