Sot vihet gurrëthemeli i vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq


Me vendosjen e gurrëthemelit të vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq do të filloj ndërtimi i pikës së përbashkët kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në vënien e gurrëthemelit është paralajmëruar fjalime të mbajnë zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, zv/kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadorët e BE-së në Maqedoni dhe Kosovë, Samuell Zhbogar dhe Natalija Apostollova.

Vendkalimi kufitar i cili do të ndërtohet me mjete nga IPA programi i Bashkimit Evropian, pritet që të lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve, të kontribuojë për kufi më të sigurte dhe për zhvillimin social dhe ekonomik duke përfshirë këtu edhe lëvizjen e lirë të qytetërëve nga të dyja vendet.

Baby Boo