Belgjika nda*loi udhëtimet në Maqedoninë e Veriut për shkak të COVID-19


Pas disa ditëve bisedime, Belgjika e publikoi listën e saj të destinacioneve të lejuara për qytetarët e saj, Maqedonia e Veriut nuk bën pjesë në to.
Me këtë Belgjika e ndjek edhe rekomandimin e Këshillit të BE-së i cili më 30 qershor publikoi rekomandim deri te 27 vende anëtare për hapjen e kufijve.

Belgjika sot e kumtoi marrëveshjen përfundimtare.

Për Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se “numri i rasteve me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut fuqishëm dhe vazhdimisht po rritet. Gjendja epidemi*ologjike shumë u përke*qësua që nga fillimi i muajit qershor”.

Për shkak të kësaj, autoritetet belge vlerësojnë se për qytetarët e tyre udhëtimet jashtë BE-së, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut mbeten të ndaluara.
Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat janë në listën e bardhë të Këshillit të BE-së, Belgjika megjithatë vendosi se vetëm udhëtimet me “rëndësi thelbësore” janë të lejuara në këto vende.

Baby Boo