BDI: Do t’i japim pension social çdo gruaje që nuk ka realizuar të drejtën për pension pune


Gruaja ka kontribuar në mënyrë të barabartë në ndërtimin e shtetit tonë dhe shoqërisë sonë – edhe pse ato mund të ishin mos ishin punësuar asnjëherë zyrtarisht. Këto janë gratë që na rritën që punuan shumë në shtëpitë tona në fermat tona dhe në ndërmarrje por që nuk kanë të drejtë për pension pune. Ato e kanë merituar pensionin e tyre dhe ne duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të kompensojmë përpjekjet e tyre gjatë gjithë jetës” thotë Naser Ziberi kandidati për Kryeministër të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Plani i tij i veprimit për 100 ditët e tij të para si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut parasheh pension social për të gjitha gratë të cilat kurrë nuk kanë punuar zyrtarisht. Për Ziberin kjo masë ka prioritetin më të lartë: “Ne mund të shohim vlerën e shoqërisë sonë në mënyrën se si i trajtojmë pleqtë. Është thjesht jo e drejtë që këto gra të mos marrin pension shtetëror me të gjitha ato që kanë bërë për ne dhe për shoqërinë tonë. Ne duhet ta respektojmë punën e tyre, duhet t’i respektojmë këto gra dhe të jemi mirënjohës. ”

Ky pension shoqëror është një nga 25 masat konkrete të planit të Ziberit me të cilat parashihet që të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve. “Unë dua një shoqëri ku çdo familje çdo qytetar ka të ardhura të sigurta për të siguruar një jetesë të duhur. Dua një shoqëri në të cilën askush nuk ka mbetur pas. Kjo jo vetëm që do të sjellë një cilësi më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët por gjithashtu do të forcojë ekonominë tonë. Të jem Kryeministri i parë shqiptar për mua nuk është vetëm një simbol i barazisë por është një mjet për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve” tha Ziberi.

Baby Boo