Këshilltari më i ri i Albin Kurtit thotë që “Kosova është Serbi”


Duket se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk mund të rrijë aq larg figurave problematike për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Sot ai ka zëvendësuar pro-kosovarin Nenad Rashiq të cilin e liroi nga detyra me një pro-serb të regjur si Cvetko Veljkoviq.

Veljkoviq në profilin e tij në rrjetin social Facebook kishte shpërndarë këngë për kriminelin famëkeq të luftës Ratko Mlladiq, përgjegjës për krime të tmerrshme ndaj popullit boshnjak.

Simpatia për Mlladiq vjen edhe pasi ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Se çka i duhej Kurtit një person që ka simpati për një gjenocid-bërës kjo asnjëherë nuk do të kuptohet, shkruan Periskopi.

Por, tashmë edhe një rast edhe më i përafërt për Kosovën po qarkullon nga profili i tij.

Cvetkoviq shktuante më 17 shkurt, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, shtetit nga i cili do të paguhet, se Kosova “ishte Serbi”.

Se ku po i gjen këta njerëz kryeministri në detyrë Kurti duket e zorshme për t’u shpjeguar. Sidoqoftë, ai ka krijuar një ushtri tepër të madhe në Facebook që po e mbron për çdo skandal e çdo vendim të tmerrshëm. /Periskopi

Baby Boo