Çfarë thotë një ditë pas finales, portieri i Liverpool


“Nuk kam vënë ende gjumë në sy”. Nis kështu një rrëfim i gjatë në Tëitter (i ndarë në 3 pjesë) i Loris Karius, që në një farë mënyre dënoi skuadrën e tij Liverpool në finalen kundër Real Madrid.

“Ato imazhe vazhdojnë të më kalojnë ende në kokë… Jam pafundësisht i zhgënjyer për shokët e mi të skuadrës, për tifozët dhe për të gjithë stafin. E di që dy gabime të miat shkatërruan të gjithë dhe i kam zhgënjyer.

Dua të kthehem pas, por është e pamundur. Kjo është edhe më e keqe sepse e dinim që mund të mundnim Real Madrid dhe qëndruam në garë për shumë kohë.

Falë tifiozëve tanë të mëdhenj që na ndoqën deri në Kiev dhe më mbështetën edhe pas ndeshjes. Kjo më bindi se çfarë familje e madhe jemi. Faleminderit sërish. Do të kthehemi më të fortë se më parë” – e mbyll Karius.

Baby Boo