Policia jep detaje për vetëvrasjen e dorasit të gruas shtatzënë


Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se përkundër tentimit të negocimit me të dyshuarin për vrasjen e gruas shtatzënë dy ditë më parë, pas lokalizimit të tij, ai ka bërë vetëvrasje me armë zjarri. Në njoftim thuhet se dorasi i shtatzënës është gjetur në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

“Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Baby Boo