9 parti dolën nga koalicioni me VMRO-në


Nga viti 1991 janë përjashtuar funksionarë të lartë dhe deputet të partisë VMRO të cilët më pas kanë formuar parti të reja. Rasti i fundit është formimi i partisë VMRO- Partia Popullore (VMRO-NP) nga kryetari i parë partisë VMRO- DPMNE, Ljupço Georgievski. Së shpejti pritet dhe formimi i partisë së re, po ashtu VMRO – Reformuese, nga 8 deputetët e përjashtuar dhe disa funksionarë të lartë të ish partisë së Gruevskit, për shkak se i votuan ndryshimet kushtetuese për ndryshimin emrit të Maqedonisë

 

Zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura në vitit 1991 në Maqedoni i fitoi partia VMRO-DPPME nën udhëheqjen e kryetarit Ljubço Georgievski dhe në Parlamentin e parë të Maqedonisë u ulën gjithsejtë 38 deputetë. Themeluesit e kësaj partie që në fillim të pavarësimit të Maqedonisë, dhe si parti që formoi qeverinë e parë të Maqedonisë, si prioritet kishin nënçmimin dhe diskriminimin e shqiptarëve të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Ende e freskët është deklarata e nënkryetarit të kësaj partie VMRO- DPMNE, Vladimir Golubovski i cili menjëherë pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në konferencën e parë publike u bëri thirrje shqiptarëve që t’ju hipin trenave dhe të shkojnë në Shqipëri se janë të padëshirueshëm të vazhdojnë të jetojnë në Maqedoni.
Që nga kjo kohë filluan dhe përçarjet e para në partinë VMRO-DPMNË. Partia e parë që u nda ishte shume më herët dhe at në vitin 1990 dhe i mbajti katër germat e para VMRO duke i shtuar pas Ilinden apo VMRO -Ilindeni. Më pas për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve mes anëtarëve të partisë më kryesinë e VMRO-DPMNE, nënkryetari i partisë së asaj kohë Vladimir Golubovski jep dorëheqje si funksionar i lartë dhe formon partine e re VMRO- Partia Demokratike (VMRO-DP). Më vonë për shkak të mospajtimeve me kryetarin e partisë Lubço Georgievski, Boris Stojmenov, si deputet i VMRO-DPMNE në vitin 1994, formoi partinë e re VMRO-Maqedonase dhe garon në zgjedhjet e dyta parlamentare të rregullta në vitin 1994 me listë të vetme deputetësh. Më pas formohen edhe disa parti tjera që kanë mbajtur katër shkronjat e para VMRO.
Nga viti 1994 e deri në vitin 2002 u formuan VMRO- Opsioni i Vërtet për Reforma në Maqedoni (VMRO-VMRO), VMRO – Goce Delçev – Partia Radikale Demokratike ( VMRO-GD-RDP), VMRO – Lëvizja për Rindërtimin e Maqedonisë (VMRO-DOM), VMRO-e Bashkuar ( VMRO- OBEDINETA) të cilat pothuaj se kanë marrë pjesë të ndara nga VMRO-DPMNE, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura nga viti 1994 e deri ne vitin 2002.
Mirëpo historia e përçarjes brenda partisë VMRO-DPMNE nuk përfundon me kaq. Përçarja më e madhe e partisë VMRO- DPMNE ka ndodhur në vitin 2002 për shkak të mosmarrëveshjeve dhe grindjes që ndodhi midis kryetarit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së Ljubço Georgievski dhe Nikolla Gruevski,t ministër në kabinetin e Qeverisë së Georgievskit. Kryesia dhe një numër i madh i anëtarëve të VMRO-DPMNE të pakënaqur atëbotë me politikat udhëheqëse të Georgievski dhe humbjen që pësoi nga LSDM-ja në zgjedhjet e paralamentare në vitin 2002, kërkuan dorëheqjen e tij dhe besimin ia dhanë Nikolla Gruevskit i cili në krye ta partisë qëndroi deri në fund të vitit 2016. Edhe përkundër faktit se u zgjodh Ljubço Georgievski kryetar nderi i VMRO-DPMNE ai formoi parti të re me emrin VMRO- Partia Popullore ( VMRO -NP).
Mirëpo si duket përçarjet në partinë e VMRO-DPMNE nuk kanë të ndaluar sidomos pas përjashtimit nga partia, së pari të 8 deputetëve, të cilët në Parlament votuan ndryshimet kushtetuese që kanë për qëllim ndryshimin emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO me emrin e ri Maqedonia Veriore.

Më pas, nga partia VMRO – DPMNE u përjashtuan funksionarë të lartë të kësaj partie si Mitko Jançev, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Todorov. Përvoja e deri tanishme ka treguar se funksionarë të lartë të kësaj partie dhe deputetë që përjashtohen kanë formuar parti të re, duke i mbajtur si trashëgimi katër shkronjat e para VMRO, raporton KOHA.

Kështu 8 deputetët që ditë më parë u përjashtuan nga partia VMRO-DPMNE në Parlamentin e Maqedonisë, tash e tutje do të veprojnë si grup i pavarur parlamentar me koordinatore, Elizabeta Kançevska MIlevska, deputete njëherit dhe ish ministre në Qeverinë e Nikolla Gruevskit. Thuhet se së shpejti ky grup parlamentar do të dorëzojë në Regjistrin Qendror iniciativën për formimin e partisë së re, e cila po ashtu do ti ketë katër shkronjat e para VMRO, ndërsa i shtohet vetëm emri reformatore apo VMRO- Reformuese dhe me siguri se me këtë emër do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me listë të vete deputetësh. (koha.mk)

Baby Boo