Deputetët marakli të Mercedesëve, secili më të shtrenjtë se tjetri


Në deklarimin e pasurisë që kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë treguar edhe për veturat që i posedojnë, ndërsa janë disa prej tyre që e kanë Mercedesin markën e preferuar të veturave.

Vetëm deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili njihet edhe si një prej personave më të pasur në Kosovë, posedon gjashtë vetura të tipit Mercedes, e të cilat i ka deklaruar që të gjashtët në pronësi të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Vlera e gjashtë veturave të Pacollit, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, arrin në 823 mijë euro, ndërsa, sipas tij, të gjitha të ardhurat nga blerja e veturave janë nga jashtë Kosovës.

Mercedes S 600, 300 mijë euro ; Mercedes S 600, 200 mijë euro ; Mercedes Gl, 200 mijë euro ; Mercedes G55L, AMG, 45 mijë euro ; Mercedes GI 450, 40 mijë euro ; Mercedes ML 500, 38 mijë euro, janë modelet dhe vlerat e deklaruara nga kreu i AKR-së në AKK, shkarkuan Reporteri.net.

Po ashtu, edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pohuar se ka një veturë Mercedes të tipi “E 220” të cilën e ka deklaruar në vlerë 33 mijë euro.

Ndërsa deputeti nga e njëjta parti, Mërgim Lushtaku vozitë Mercedes të tipit “B180” e që vlera e tij është 18 mijë euro, e përcaktuar nga vetë ai në deklarim të pasurisë.

Deputetëve me Mercedes i bashkohet edhe deputeti i LVV-së, Milazim Salijaj, i cili ka një Mercedes me çmim më modest se kolegët e tij, pasi ai ka deklaruar se vetura e tij e blerë në vitin 2006 ka çmim 4 mijë euro. /Reporteri.net/.

Baby Boo