81-vjeçarja britanike martohet me të dashurin 46 vite më të ri


81-vjeçarja Iris Jones, shkaktoi shumë reagime në rrjete sociale duke përshkruar aventurat e saj sek*suale me të dashurin 46 vite më të ri.
Së fundmi e moshuara ka zbuluar se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me 35-vjeçarin egjiptian Mohammed. Irisi ka thënë për medait britanike se familja i është distancuar dhe nuk e ka mbështetur romancën e saj dhe të Mohamedit.

Sipas saj, familja nuk e ka telefonuar e uruar për martesën e saj me 35-vjeçarin. Çifti nuk realizoi martesë tradicionale, por nënshkroi letër të shkruar në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare. 81-vjeçarja shtoi se ajo do të tentojë disa herë të vendosë kontaktin me familjen para se të kthehet në Britani në 11 dhjetor.
“Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare. Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë”, tha Iris për martesën me të riun.
“Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”, tha 35-vjeçari për gazetarët.

Iris, ish pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220,000 paund dhe fiton një pension prej 200 paund në javë si dhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar. Kujtojmë se marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre sek*suale.
Në të njëjtën kohë, Iris vendosi që t’i bënte thirrje edhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ajo i kërkoi kryeministrit britanik që ta linte Mohamed të vinte në Britaninë e madhe, pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.

Baby Boo