80-vjeçari rrëfen live martesën me gruan që bleu: Kam 1.5 mln Euro, dua të kujdesem për djalin por (VIDEO)


Bashkime Sulejmani, 40-vjeçarja e cila u shit nga familja tek një shqiptar nga Kosova, 40 vjet më i madh në moshë për 6 mijë euro, ka ardhur sërish në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për t’u përballur me bashkëshortin e saj Ahmet Goxhaliu.
80-vjeçari kërkon që të kujdeset për djalin e tyre 8 vjeçar, dhe çështjen e ka çuar edhe në Gjykatën e Prishtinës. Por nga ana tjetër, Bashkimja e akuzon se ai kërkon ta marrë djalin nëpërmjet pasurisë që ka duke përdorur avokatin e tij.
Edhe pse 40-vjeçarja thotë se është larguar nga Ahmeti se ai e ka dhunuar, ky i fundit e mohon një gjë të tillë. 80-vjeçari tregoi edhe historinë e lidhjes me Bashkimen: “Në shtëpinë e Bashkimes na çoi një komshie e saj, biseduam. Kjo pranoi vetë dhe për rreth 2 muaj e gjysmë kam shkuar shumë herë. Bashkimja vetë ka thënë “të dua”. Kjo ishte gruaja e tretë e imja. Gruan e parë dhe të dytë i lashë se kishin probleme mendore. 3200 euro ia kam dhënë kur shkova për 3 vite në formë borxhi. Borxhi nuk më është kthyer. Kur Bashkimja donte të divorcohej me mua, familjarët nuk e lanë se më kishin borxh mua. Ne në fillim kemi shkuar shumë mirë. Vitin e tretë më thotë Bashkimja s’mund ta punoj më tokën. Kur lindi djali, 4 ditë e la djalin pa ushqyer. Shëndeti mendor i kësaj është i rënduar. Një orë është mirë, një orë jo. Pasha Zotin s’kam ngritur dorë kundër saj. Tani jetoj vetëm”.
Bashkimja: Tani jeton me gruan e pestë, me Bedrien, ajo do pare, nuk të do me shpirt si unë. Ai me avokatin ka shkuar me 100 mijë euro për të marrë djalin.
Ahmeti: Unë dua ta mbaj djalin. Mundem që me moshën time të kujdesem për djalin. Kam pasuri të patundshme 1 milionë e gjysëm euro. Kam 50 banesa prona unë. Por kam frikë se këto 3 vite ka devijuar djali, e thotë dhe psikologia.

Baby Boo