Kometa “Leonard” i afrohet Tokës dhe mund të shihet! Sytë nga qielli në kë datë


Edhe pse jo “ylli i Betlehemit”, kometa “Leonard” ndoshta do të bëhet e dukshme edhe me sy të lirë pak pas 12 dhjetorit, kur do të jetë më afër Tokës, pa paraqitur asnjë rrezik, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), e cila publikoi ​​një foto të kometës nga një teleskop.

Përveç bërthamës së ndritshme të kometës, mund të shihet edhe bishti i saj i gjatë. Kometa, e cila ndjek orbitën e saj rreth Diellit, po udhëtonte me rreth 47 kilometra në sekondë kur u fotografua. Tranziti i saj më i afërt nga Toka pritet më 12 dhjetor, në orën 14:52, kur do të jetë në një distancë të sigurt prej rreth 35 milionë kilometrash.

Deri më tani, 3775 kometa janë të njohura në sistemin tonë diellor. Ato janë mbetje të ngrira të fazave fillestare të formimit të planetëve të jashtëm. Ndërsa lëvizin rreth yllit tonë, herë pas here i afrohen pjesës së brendshme të sistemit diellor, duke nxjerrë grimca dhe ajër që, ndërsa nxehen nga rrezatimi diellor, prodhojnë bishtin e tyre karakteristik.

Baby Boo