8 pjestarë të familjes vdesin nga koronavirusi, pandemia shkakton tra*gjedi në Turqi


Një familje në provincën veriore të Rizes në Turqi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit. Familja prej 25 anëtarësh u go*dit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat.
Një ndër pjestarët e familjes Genç në Rize shprehet se fillimisht u infektuan babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.

Pas problemeve të hasura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.
Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tra*gjedisë në 8 të vde8kur.
Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.
“Që prej vaksinimit nuk ka patur më të infektuar”, shprehet Ali Genç

Baby Boo