79 emigrantë janë gjetur në një kamion!


Dje në vendin e quajtur “Kasarna”, gjatë kontrollit të një automjet transportues policia ke gjetur 79 emigrantë. Nga ministria e Punëve të Brendshme informojnë se vozitësi i kamionit është privuar nga liria dhe është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.

Më datë 28.07.2019 në orën 12.15, policët nga Komisariati i Policisë për Kufijtë dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Bogorodica” me zyrtarët e policisë nga Republika e Hungarisë, në Gjevgjeli në vendin e quajtur “Kasarna”, ndaluan një kamion mallrash “Mercedes Atego”, me targa të Shkupit të drejtuar nga V.Q (25) nga Bogdani-Stojakova. Pas kontrollit u konstatua se automjeti ishte në pronësi të I.S (32) nga Shkupi. Në automjet u gjetën 79 emigrantë dhe shoferi i automjetit u ndalua për procedime të mëtutjeshme.

Baby Boo