75 vjeçari në Lezhë dhunohet nga ish-gruaja, kërkon ndihmë në polici


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy ditë më parë në Lezhë.

Mësohet se 75 vjeçari me inicialet J.N, banues në fshatin Pllan ka kërkuar urdhër mbrojtje pasi dhunohej nga ish-bashkëshortja, 70 vjeçarja me inicialet L.P.

Sakaq, është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për 75 vjeçarin, si dhe janë referuar materialet në Gjykatën e Lezhës “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

NJOFTIMI I POLICISË SË LEZHËS:

Më datë 21. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasin J. N., vjeç 75 banuese në fshatin Pllan, pasi ish bashkëshortja, L. P., vjeçe 70, banues në Pllan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Baby Boo