Kujdes: Skemë mashtrimi në celularë?! Paratë vidhen nga telefonatat me prefikse të huaja


Një skemë mashtrimi dyshohet se është duke ndodhur përmes thirrjeve telefonike që po bëhen në numrat e qytetarëve nga prefikse të vendeve të largëta me numra të panjohur.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh, kanë marrë thirrje nga numra të panjohur që nuk janë në listën e kontakteve të tyre.

Në disa prej këtyre rasteve, kur qytetarët I janë përgjigjur telefonatave nga këta numra, apo i kanë telefonuar ata mbrapsht, kanë ndodhur tërheqje nga llogaritë e tyre bankare.

Një tjetër skemë që mendohet se po përdoret në këto raste është vjedhja e të dhënave të celularëve që marrin telefonatat dhe ndërhyrja në llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto aparate nga pronari I tyre.

Specialistët e fushës apelojnë për kujdes të veçantë në mënyrë që telefonatave të tilla të mos u përgjigjeni dhe të mos i merrni më pas./Shprehja

Baby Boo