Klima – Luks apo nevojë


Klima tashmë nuk është luks por është një nevojë e paevitueshme ndërsa lehtësimet që i ofron një klimë janë një vlerë shtesë për shtëpinë tuaj. Ekonomia, bukuria, shëndeti, ekologjia dhe rehatia, janë elementet përmbledhëse që janë të përfshira në një klimatizues të vetëm – VIVAX.

Tashmë në treg është nxjerrë klimatizuesi më i ri nga VIVAX. Ky mjet i së ardhmes që ju siguron freski në ditët e nxehta dhe ngrohtësi në ditët e ftohta të dimrit. Vlen të theksohet çmimi i fituar për dizajn të veçantë RED DOT, dhe fuqia e pajisjes më të re që harxhon më pak, pra me teknologji të avancuar për të garantuar nivel të harxhimit A+++ për ftohje dhe A++ për ngrohje.

Me klimatizuesin e ri sigurohet ngrohje edhe në temperatura prej -25 gradë celsius ndërsa gjatë ditëve të nxehta siguron freski maksimale. Nga klientët është e garantuar se teknologjia e VIVAXështë e arsyeshme për shumën e harxhuar për ta blerë. Si shtesë, e ka edhe nivelin H+ për dizajn, në vlerësimin e klientëve. Për VIVAX, mendimi i klientëve është shumë i rëndësishëm dhe për këtë nga kompania thonë se janë të lumtur që ka një përgjigje pozitive për punën e tyre.

Mënyra e funksionimit është tepër e lehtë, duke garantuar funksionim edhe me lidhje Wi-Fi, duke e lëshuar apo ndalur pajisjen tuaj edhe nëse nuk jeni në shtëpi. Kjo është një mënyrë e mirë pasi kur të ktheheni në shtëpi, atje është freskët gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit. E kjo garantohet pa harxhime shtesë për ta lënë ndezur gjatë gjithë ditës.

Dizajni i bukur mundësohet në dy ngjyra: ngjyrë ari dhe ngjyrë të argjend. Si shtesë e kësaj është edhe vlerësimi H+ nga klientët. Jo vetëm funksioni por tanimë edhe dizajni luan rol të rëndësishëm në vlerësimin e gjërave dhe për këtë VIVAXështë përkujdesur në detaje.

Klimatizuesit VIVAXgarantojnë funksionim të pastër dhe ekologjik për ambientet tuaja familjare. Problemet me alergjitë e shpeshta nuk janë temë diskutimi në familje nëse në shtëpinë tuaj keni klimë VIVAX. Kjo ndikon edhe në ekonominë tuaj por edhe në shëndetin e familjes tuaj pasi nuk ka nevojë të bleni anti-alergjentë të ndryshëm. Mbi të gjitha, ju jeni rehat në shtëpinë tuaj nga faktorët e jashtëm.

Kombinimi i klimës suaj panele solare është shumë përfitues për ju pasi garantojnë kursim maksimal të rrymës. Këtë veçori më së miri e garanton klima e VIVAX, falë sistemit të vendosur për punë dhe komunikim me pajisjet për ruajtjen e energjisë dhe paneleve solare. E në këto kohëra që ka mungesë të furnizimit me rrymë dhe çmimet janë të larta, kjo është një lehtësim për ekonominë e familjes suaj.

Baby Boo