Gjendja e rrugëve në Maqedoni, vendosen disa ndalesa për makinat e rënda


Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe në disa vende ka mbetje të borës.

Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në kalimin kufitar Qafë Thanë.

Ndërsa prej orës 04:10 ndalesë për makina të rënda ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Organet kompetente apelojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Baby Boo