ShBA, Trump dhe Un do të takohen më 12 qershor


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se takimi historik do të realizohet në më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor.

Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë. Sanders tha se ekipi i Shtëpisë së Bardhë, i cili përmban staf ushtarak, sigurie, teknike dhe mjekësore, tashmë është në terren në Singapor.

Ata po finalizojnë përgatitjet dhe do të qëndrojnë atje deri në fillimin e samitit.

E pyetur nëse “ShBA a do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli korean të pastrohet nga armët bërthamore.

Baby Boo