71 deputetë janë “për” referendumin


Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-ja, PDSH-ja, Aleanca për Shqiptarët, Besa si edhe dy deputetë të pavarur ose 71 deputetë, te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi kanë dërguar shkresë me të cilën e informojnë se deputetët e tyre do të marrin pjesëmarrje aktive në fushatën publike për referendumin në nivel shtetëror që do të mbahet më 30 shtator 2018 dhe se prononcohen “për” për pyetjen e referendumit,

Deputeti Antonijo Milloshoski si deputet individ dërgoi shkresë se do të marrë pjesë në fushatë me qëndrim bojkotues, për arsye se është kundër pyetjes së referendumit. VMRO DPMNE akoma nuk ka dërguar njoftim ndërsa sipas paralajmërimit të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, këtë do të bëjnë të mërkurën.

“Në koordinimin e sotëm me të cilin udhëhiqte kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi morën pjesë nënkryetarët dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare përveç, si edhe deri tani, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së edhe pse, si edhe të gjithë koordinatorët tjerë, edhe koordinatori i VMRO DPMNE-së ishte i njoftuar prej të premtes për terminin e mbajtjes së koordinimit”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Edhe njëherë ishte potencuar se deputetët nuk do të marrin para por Kuvendi do të marrë me qira hapësirë mediatike dhe e njëjta do të ndahet në mënyrë proporcionale.

Kuvendi formoi Trup koordinues për përgatitjen dhe realizimin e fushatës publike që do e udhëheqë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Baby Boo