Dalin pamjet e frikshme, si ndodhi aksidenti tragjik në Kamëz

Kanë dalë pamjet e njërës prej kamerave të sigurisë që kanë regjistruar disa nga momentet e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në zonën e Kamzës në Tiranë.

Baby Shop Charli

Report TV ka mundur të sigurojë pamjet disa çaste para aksidentit dhe momentin kur 38 vjeçarja Rezina Koleci ka goditur për vdekje çiklistin Ramazan Isha, 29 vjeçar.

Në videon e publikuar nga Report tv fillimisht shfaqet Valbona Ndreu me dy vajzat e saj, teksa po pret për të kaluar rrugën. Momenti i dytë i videos tregon çastet kur makina e drejtuar nga Rezina Koleci humb kontrollin dhe përplas çiklistin. Përpara të riut ndodhej një tjetër makinë, dhe me impaktin në anën e prapme, çiklisti është shtypur.

Isha humbi jetën më pas në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Në këtë instant, ashtu siç edhe duket në videon e publikuar nga Report tv, makina devijon drejtimin e lëvizjes dhe shihet se fytyra e “benzit” shkon majtas, pikërisht aty ku ndodhej Valbona Ndreu me dy vajzat e saj të mitura.

Me poshte video e publikuar nga Report tv:

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors