Figura e babait ka pësuar një transformim të vërtetë vitet e fundit. Krahasuar me të kaluarën, baballarët kanë një rol shumë më aktiv brenda familjes dhe kalojnë shumë më tepër kohë me fëmijët e tyre. Kjo lidhje e ngushtë bën që 63% e atyre që edhe i tradhtojnë gratë, të qëndrojnë të martuar vetëm për hir të fëmijës. Ky vendim merret vetëm për të mos u larguar prej fëmijëve.
Kështu deklaron platforma online për takime jashtëmartesore “Ashley Madison”, e cila së fundmi ka marrë në pyetje anëtarët e saj se si mund të ndikojë ndarja e një çifti në marrëdhëniet me fëmijët.
Hulumtimi zbuloi se për 37% e burrave të intervistuar, fëmijët luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e tyre të jetës. Kjo do të bënte që 63% e tyre të vazhdonin një lidhje që tashmë ka marrë fund për të mos u prishur qetësinë fëmijëve dhe për të mbajtur një marrëdhënie paqësore me ta.
Për më tepër, 64% e meshkujve që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë thënë se marrëdhëniet jashtëmartesore i kryejnë pa problem. Një sjellje që sipas tyre nuk do të cenonte në asnjë mënyrë cilësinë e marrëdhënies me fëmijët, përkundrazi. Kënaqësia seksuale e sapogjetur jashtë martesës kishte një efekt shumë pozitiv në ndjenjën e tyre atërore, aq sa 84% thanë se ishin bërë një prind shumë më i ekuilibruar dhe më pak i stresuar.
Për më tepër, 26% deklaruan se ndiheshin më të kënaqur nga të gjitha këndvështrimet dhe 23% pranuan se ndiheshin shumë më të lumtur. 62% gjithashtu thanë se kanë shumë më tepër vetëbesim dhe besim në të ardhmen.