600 mijë refugjatë në Shqipëri? Kryeministri Rama e mohon: Nuk është e vërtetë


Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e zhvilluar pas marrjes së çmimit në Barcelonë për sheshin ‘Skëndërbej’ kryeministri Rama tha se çmimi është një trofe me rëndësi për Tiranën dhe se sipas tij ky shesh ka qenë prej kohësh shesh betejash politike.

Kryeministri u shpreh se janë thënë shumë lajme të rreme për sheshin, ashtu sic po thuhen për kampin e refugjatëve në Shqiperi. Sipas kryeministrit nuk ka asgjë të vërtetë për pretendimet se në Shqipëri do ndërtohen kampe për 600 mijë refugjatë nga vendet e luftës.

“Ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Çmimi për sheshin është një trofe me rëndësi për Tiranën. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”- tha Rama.

Baby Boo