57-vjeçari me probleme mendore qëlloi me armë policinë, u dorëzua pas 5 orësh


Një 57-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë në Skrapar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 prill) në lagjen “5 shtatori”.

Sipas policisë 57-vjeçari Hekuran Hoxha me probleme të shëndetit mendor fillimisht nga kati i parë i pallatit ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Vetëm pas rreth 4 orësh ai arriti të dorëzohej dhe t’i bindej thirrjes së forcave të shumta që rrethuan pallatin, prej orës 20:40.

Bashkë me të është dorëzuar dhe vëllai që ndodhej në shtëpi, të dy me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë. Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Baby Boo