Digjen dy “Benz-a” në Durrës (FOTO)


Gjatë mbrëmjes në qytetin e Durrësit janë djegur dy automjete tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së stadiumit “Niko Dovana”. Të dy automjetet ishin parkuar pranë impiantit ku zhvillon ndeshjet ekipi i Teutës.

Dy ‘Benz-at’ e shkrumbuar janë me targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa policia dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.


11 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Baby Boo