Haradinaj: Nuk vij në zyre të qeverisë se është ma fllad


Shefi i dorëhequr i qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vjen në qeveri sepse mban përgjegjësi si dhe për të mos lënë vakum qeverisës.

Haradinaj tha se pas dorëheqjes nuk ka interes që të vijë në zyrën e tij sepse “është më fllad”, shkruan Insajderi.

“Si kryetar i qeverisë, unë nuk kam interes pas dorëheqjes me ardhë në zyre të qeverisë, as nuk vij se është ma fllad, por vij se mbajë përgjegjësi derisa dikush nuk e merr këtë punë mos me lanë vakum qeverisës”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se ka punë edhe tash që është dorëhequr nga posti i kryeministrit.

“Jam kryetar partie. Nevojitet koha me shku me ngajt mas votuesve, mas t’vdekunve, mas strukturës, me i kry punët e shtetit”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta sqaruar punën e mëtejme të qverisë në largim dhe aktin e dorëheqjes së tij.

Baby Boo