’55 hije homoseksualësh’ për herë të parë një shfaqe për komunitetin LGBTI (Video)


Vjen për herë të parë një shfaqe për komunitetin LGBT nga qendra Multimedia, me lokacion në Prishtinë, që konsiderohet “një nga kompanitë më interesante teatrore në Evropën Juglindore”, sjell në skenë, një trajtim argëtues, politik dhe provokues performancë, këtë herë për komunitetin LGBTI, raporton Pa Censurë.

55 hije homoseksualësh është një tregim rreth politikës LGBTI në Ballkan dhe Evropë. Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë dhe mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitare të OJQ-ve ndërkombëtare, duke hfrytëzuar mjedisin homofobik për të mbledhur fonde, në mënyrë që të mund të zbatojnë projektet e tyre sociale dhe arsimoren me seminare se si të përdorin prezervativët. Ndërsa zyrtarët e BE-së, duke përdorur pozitën e tyre të lartë financiare dhe politike, përpiqen të nënshtrojnë të gjithë.

Në këtë trinitet [Manipulim. Abuzimi. Nënshtrimi], çështja e paraqitur nga shfaqja është si vijon: A është e mundur çlirimi seksual në Ballkan? Ose, a mund që të fillojë në Ballkani një “burim ballkanik i revolucionit seksual”?

Në shfaqje, një çift homoseksualësh tentojnë për t’u martuar në një qytet provincial konservator, i cili është thellësisht homofob.

Ata e bëjnë kërkesën e tyre në një kohë kur shoqata italiane Don Bosco ka filluar ndërtimin e një fabrike të prodhimit të kondomëve në qytet, një projekt që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe synon të lehtësojë papunësinë, e cila në atë qytet është e lartë 90 %

Intelektualët, artistët, politikanët, udhëheqësit fetarë dhe lansuesit profesionalë të granatave përpiqen të ndalojnë martesën që të ndodhë, pavarësisht faktit se martesa e të njëjtit seks lejohet nga kushtetuta e vendit, të cilën kryeministri nënshkroi sipas udhëzimeve të BE.

’55 hije homoseksualësh’ kryhet nga një grup i shkëlqyer i aktorëve kosovarë dhe prodhohet nga një ekip i shquar artistësh teatral nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.

Nërsa skenen do ta menaxhojë: Lendita Idrizi / Prodhuese: Verg, Denis Berisha./PaCensurë

Baby Boo