ARRESTOHET NJË PERSON NË DURRËS, DHUNON KEQ DHËNDRIN


Një person është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin S.A 55-vjeç i cili është arrestuar pasi ka dhunuar keq dhëndrin.

Ende nuk jepen detaje në lidhje me shkakun e sherrit mes vjehrrit dhe dhëndrit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 20.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A., vjeç 55, banues në Durrës, pasi më datë 19.08.2018, në lagjen nr. 17, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit, shtetasit J.Gj., vjeç 32, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo