53 vjeçari me pistoletë ju drejtohej fëmijëve, parandalohet krimi


Një krim brenda familjes është parandaluar në fshatin Grabovë të Gramshit, ku një 53-vjeçar i cili kërcënonte me armë zjarri fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Gjergj Sotiri, 53 vjeç iu gjet në banesë nga policia arsenal armësh pa leje, 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë 53-vjeçarn banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel

Baby Boo