Infektologu kosovar që po e lufton koronavirusin: Kam tre fëmijë, nënën e dërgova në fshat


Shumë infektologë të cilët po kryejnë detyrën e tyre në këtë situatë të vështirë që ka sjellë pandemia COVID-19 në vend, kanë mundësitë madhe të infektohen gjatë detyrës së tyre nën mantelin e bardhë.

Ndonëse me mundësi për karantinim, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, infektologet po vazhdojnë të punojnë pa u izoluar askush nga stafi.

Mjeku infektolog, Valbon Krasniqi ka treguar se si pas orarit të punës kthehet në shtëpi te familja, duke u shprehur edhe në lidhje me distancën që mbanë me familjarët sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Infektologu Krasniqi derisa ka ndarë përvojën e tij interesante të vetëizolimit, ka treguar se nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me familjarët e tij, madje thotë se nënën e ka dërguar në fshat pasi që të moshuarit janë më të rrezikuarit nga ky virus.

“Jam baba i tre fëmijëve. Nënën të cilën e kam më në moshë e kam larguar në fshat për shkak se të moshuarit janë më të rrezikuarit nga koronavirusi. Unë në klinikë jam i mbrojtur me rroba, veshje speciale dhe pastaj edhe në shtëpi jam i kujdesshëm me higjienë dhe distancë. Shpresoj ta kalojmë sa më shpejtë këtë situatë”, ka thënë Krasniqi për REL, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se rastet me koronavirus në Kosovë çdo ditë janë duke u shtuar, ku vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 26 raste të reja pozitive me COVID-19, duke shënuar kështu 61 raste në gjithsej që nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan dy rastet e para.

Baby Boo