52-vjeçari nga Shkupi ndërron jetë në një aksident në Skudrinje


Një person ka ndërruar jetë kurse dy të tjerë janë plagosur rënd në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fashitin Skudrinje.

Sipas SPB-Tetovë, jetë ka ndërruar 52-vjeçari A.D. nga Shkupi pasi në rrugën rajonale Mavrovi Anovi- Dibër, në afërsi të urës së Skudrinjës janë përplasur makinat “Mercedes” me targa të Dibrës dhe makina “Audi” me targa të Shkupit. A.D. ka qenë pronar i makinës Audi, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër kanë marrë lëndime të rënda pas çka fillimisht janë dërguar në Spitalin e Dibrës, për t`u transferuar më vonë në Klinikën e Shkupit.

Shoferi i makinës “Mercedes” nuk ka lëndime të rënda.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Baby Boo