Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.404 testime dhe janë regjistruar 13 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja, shtatë raste janë regjistruar në Tetovë dhe gjashtë në Shkup.

Po ashtu ISHP regjistroi një pacient të shëruar dhe asnjë të vdekur.
Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155.783 pacientë të diagnostifikuar, ndërsa prej tyre 150.124 janë shëruar dhe 5.487 kanë humbur jetën.

Baby Boo