5 vjeçari mitrovicas ndërroi jetë duke shqiptuar shehadetin


Para disa ditësh ka ndërruar jetë vogëlushi mitrovicas me vendbanim në Finlandë Arbijon Nuradini
Por detaje interesante dhe emocionale janë shpalosur dje gjatë faljes së xhu’masë në xha’minë në Shipol ku është imam hoxhë Fatmir Latifi.

Hoxha tejet i emocionuar ka treguar se vogëlushi ishte dashamir i madh i tij dhe hoxhës Shefqet Krasniqi, ku ka vënë në pah që pak para se të vd*iste vogëlushi e ka pyetur babain e tij se si e ka dorën hoxha Fatmir.
Më pas hoxha nga Shipoli e ftoi babain e vogëlushit të ndjerë para xhematit për një fjalim të shkurtër.

Arbnor Nuradini, babai i Arbijonit ndër të tjera theksoi se djali i tij vazhdimisht kërkonte të dëgjoj Kur’an dhe i thoshte babait të tij “Të bëra telashe”.
Në fund, babai i vogëlushit njoftoi xhematin se evladi i tij ndërroi jetë duke thënë shehadetin.

Baby Boo