Deputeti i VV’së Haziri drejtuar Selmanajt: Një sendvich në Uashington e keni ngrën 280 dollarë


Deputeti i VV’së Fitim Haziri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai ka kërkuar zgjedhje të reja derisa ndër tjera akuzoi për keqpërdorim të parasë publike.

Ai tha se në Uashington u harxhuan shumë para kur delegacioni i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë.
E shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Selmanajt.
“Mos gënje. Është prej delegacioneve që më së paku shpenzime ndonjëherë në historinë e politikanëve që kanë udhëtuar jashtë. Nëse keni mëndu se ne duhet me shku në Uashington edhe me flejt jashtë e keni shumë gabim. Kemi shku në klasë ekonomi me biletat më të lira”, tha ai.

Ndërkohë Haziri tha se 280 dollarë ishte një ushqim i zgjedhur nga Selmanaj.
“Nuk e di sa ju ka kushtu një sendvich por e keni raportu se një sendvich e keni ngrën 280 dollarë”, tha Haziri.

Baby Boo