45-VJEÇARI PLAÇKISTE ÇANTA DHE PORTOFOLE PREJ AUTOMJETEVE


Kallëzim penal është parashtruar kundër një 45-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer dy vjedhje me çka ka fituar dobi pronësorë të kundërligjshme prej 190 mijë denarë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se dy plaçkitjet i ka kryer në mënyrë identike, duke e shfrytëzuar mungesën dhe pakujdesinë e personave të plaçkitur me ç’rast prej dy automjeteve ka marrë një çantë dhe portofol dhe me motoçikletë është arratisur.

Veprat penale janë kryer më 17 gusht të këtij viti, në periudhë prej orës 10:50 deri në orën 11:10 në rrugën “Korpusi 15” në Shkup. Në rastin e parë prej automjetit motorik “reno” ka marrë një çantë në të cilën ka qenë portofoli me dokumente personale dhe 300 euro dhe rreth 6.000 denarë. Veprën e dytë penale e ka kryer kur prej një automjeti motorik “mazda” ka marrë një portofol me dokumente personale, rreth 400 dollarë, 450 euro, 30 franga zvicerane, 350 lekë shqiptare dhe 58.000 denarë.

Plaçkitësi është kapur nga policia më 30 gusht.

Baby Boo