Trondit Zaev: Nëse nuk fiton Shilegov, kthehemi në vitin 2001


Kryeministri Zoran Zaev ka tronditur opinionin sonte me fjalimin e tij. Ai ka thënë se nëse nuk fiton Petre Shilegov në qytetin e Shkupit, do të kthehemi në vitin 2001, duke aluduar në kon*fliktin e arm*atosur.

“Kërkoj mbështetje për ardhmërinë tonë të përbashkët progresive, për Shkupin, qytet evropian, për Shkupin që afron, për Shkupin tonë, tuajin, timin, të të gjithëve dhe Shkupin që jetojnë për vete. Maqedonia e Veriut, shtet evropian, anëtar i NATO-s, shtet i integruar që reflekton paqe, shtet i cili është nga bota e hapur progresive. Por me një hap jemi edhe pas, në vitin 2016, dhe kush e di ndoshta edhe në vitin 2001. Në rreziqe, paqartësi, krizë dhe izolim. Sigurisht se keni dëgjuar për centimetrin e fundit. Asgjë nuk ka më të vështirë se centimetri i fundit…”, tha Zaev.

Baby Boo