Heroi nga Shkupi, shpëtoi macën pasi gropoi 3 ditë me rradhë


Heroi nga Shkupi Jove Stojanovski gropoi 3 ditë me rradhë, për shpëtuar një mace që kishte  rënë në një gropë septike. Plot 22 orë i’u deshën që ai të arrijë ta shpëtojë këtë kotele të trembur.

Pasi kishte dëgjuar zërin e kësaj koteleje menjëherë kishte thirrur njësitin e zjarrëfiksve në Shkup, por ato e kishin refuzuar duke i thënë se pse po mërzitet për një mace, shkruan Pa Censurë.

Menjëherë pas kësaj bisede i revoltuar kishte arritur të punojë. Ditën e parë kishte thyer një pllakë betoni rreth 40 cm të trashë, me vetëm një çekan në dorë duke arritur të siguronte hapësirë të mjaftueshme që ta ushqeje kotelen. Pas 3 ditëve punë, sot ka arritur t’a shpëtojë.
Kotelja e trembur është adoptuar nga Jove Stojanovski.Pa Censurë