41 shkelës të ndalesës për lëvizje, 22 të arrestuar


41 persona nuk e kanë respektuar masën për ndalim të lëvizjes në këto 24 orët e fundit mes datës 6/7 prill, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 22 prej shkelësve të orës policore janë arrestuar ndërsa për të tjerët do të merren masat e nevojshme pasi të njejtëve edhe u janë marrë të dhënat.

Nga ana tjetër nga MPB po ashtu bëjnë të ditur se 186 personave u është dhënë vendim për izolim ndërsa 350 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetëizolim. Gjatë kontrolleve të bëra nga policia nëpër shtëpi, është regjistruar vetëm një rast ku një person nuk e ka respektuar masën për izolim.

Baby Boo