40 raste me COVID-19 në Kosovë, rrezik i shpërthimit të vatrave të reja


40 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit të prekur nga COVID-19 dhe 6 persona të shëruar. Janë këto të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1234 persona.

Sipas njoftimit zyrtar është shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave. Në të gjithë vendin që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 31 viktima

Baby Boo