4 persona nga Tetova dhe Gostivari janë larguar nga vendi pavarësisht vendimit për izolim të detyrueshëm për Covid-19


Gjatë ditës së djeshme policët e Tetovës gjatë kontrollit të personave të cilët duhet të jenë në izolim kanë evidentuar katër raste të mosrespektimit të masës.

“Vendimi i lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk është respektuar nga katër persona. Është konstatuar se A.I (33) nga Sellca e Tetovës, Q.M. (55) nga Tetova, një minoren nga Reçica e Madhe, S.M. (52) nga Tetova dhe N.B (29) nga Gostivari nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, gjegjësisht e kanë lëshuar shtetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtrime përkatëse sipas nenit 206 nga Kodi Penal”, informojnë nga SPB Tetovë

Baby Boo