Ballina Pa Censurë 4.2 milionë denarë për projekte inovative për nxënës të shkollave fillore dhe...

4.2 milionë denarë për projekte inovative për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme (FOTO)


Fondi për Inovacione dhe Zhvillimin Teknologjik dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në një ceremoni në hapësirat e Qeverisë, sot kanë zgjedhur projektet më të mira shkencore-hulumtuese në sferën e shkencave natyrore dhe teknike, që i kanë përgatitur nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe me të njëjtat aplikuan në të ashtuquajturin “Sfida për hulumtuesit e rinj”, ku u ndanë 4.2 milionë denarë për realizimin e këtyre projekteve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili fjalën e tij para të pranishmëve tha se inovacionet janë shumë të rëndësishme për përparimin e përgjithshëm të një vendi, veçanërisht për vendet si Republika e Maqedonisë, të cilat nuk kanë alternativa të tjera përveç se të investojnë në dijen, kreativitetin dhe inovacionin e qytetarëve të vet dhe në këtë mënyrë t’i zhvillojnë më shumë rrjedhat shoqërore – ekonomike.

Ministri Ademi, me këtë rast, ka shtuar se qeveria aktuale ka strategji dhe plan si të stimulojë kreativitetin dhe aftësinë për të zhvilluar inovacione, veçanërisht te të rinjtë dhe, pikërisht masat dhe projektet si “Sfida për hulumtuesit e rinj” e konfirmojnë angazhimin e vendosur në këtë drejtim.

“Thirrja u publikua në fund të vitit të kaluar dhe ishte mundësi e shkëlqyer për të parë proaktivitetin në mënyrën e të menduarit të të rinjve dhe dëshirën për të krijuar dhe ofruar diçka të re. Më duhet të pranoj se më kë befasuar interesimi lidhur me këtë thirrje –arritën gjithsej 98 aplikacione, të gjitha cilësore dhe interesante. Dhe, kjo do të thotë vetëm një gjë – se ky vend ka të rinj kreativë dhe nuk duhet të shqetësohet për perspektivat e së ardhmes”, tha ministri Ademi.

 

Baby Boo