4.000 kosovarë, në 2 orët e para të mëngjesit të sotëm, hynë në Shqipëri


Radhë kilometrike ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Morinës. Kosovarët do t’i shfrytëzojnë edhe ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në fundjavë ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.

Bëhet e ditur se rreth 4.000 shtetas janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në 07:00.
Policia kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, aktualisht situata duket e qetë.

Baby Boo