Nuk është e lehtë të jesh stjuardesë në avionin e Musk: Nuk lejohet të bëjnë një pyetje të vetme

Miliarderi 53-vjeçar, i cili punon në administratën e Trump-it si këshilltar i lartë i presidentit, ka vendosur dy rregulla që të gjithë duhet t’i respektojnë në avionin e tij të preferuar privat (ai ka dy të tillë). Avioni zakonisht ka 18 vende, dhe ata që udhëtojnë me Musk, përfshirë edhe stafin në kabinë, duhet të ndjekin rregulla të caktuara, shkruan “Bloomberg”.

“Zoti Musk beson se është i vetë-mjaftueshëm”

Pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë “NetJets”, ka rrjedhur një dokument që zbulon rregullin numër një: kurrë mos e pyesni Elon Musk nëse ka nevojë për ndihmë me teknologjinë.

“Zoti Musk beson se është i vetë-mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për ndihmë me teknologjinë. Nëse ka, do të kërkojë vetë. Prandaj, stafi nuk lejohet, për shembull, ta pyesë nëse ka nevojë për ndihmë për të rregulluar WiFi-n.”

Pa zhurmë, ju lutem

Një tjetër rregull i rëndësishëm është që stafi duhet të mbajë mend se Musk nuk e duron zhurmën, siç është, për shembull, ventilimi në avion. Përveç kësaj, temperatura në kabinë duhet të mbahet rreth 18 gradë Celsius.

Më tej, bisedat me miliarderin nuk janë të dëshiruara. Sipas dokumentit të publikuar, Musk “preferon të fluturojë sa më shpejt dhe drejtpërdrejt që të jetë e mundur dhe nuk është i interesuar të kursejë karburant”. Gjithashtu, në dokument thuhet se Musk dëshiron që dritat në kabinë të jenë të zbehura.