Gazetari nga Kosova pyet në OKB: Pse nuk është dënuar askush për tmerrin që shkaktuan serbët te gratë shqiptare !?


Stefan Duzharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara, Antonio Guterres është pyetur pse nuk është dënuar askush për keqperdorimet ndaj grave gjatë luftës në Kosovë.

Gazetari shqiptar, Halil Mula, gjatë një konference të zëdhënësit të Stefan Duzharik, e pyeti atë për gratë e keqperdorura në luftën e Kosovës, pse asgjë nuk është bërë për to, dhe askush nuk është dënuar

Duzharik tha nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të dhënë përgjigje por në përgjithësi këto shkelje duhet të dënohen.

Ndërkohë, edhe një gazetar maqedonas e ka pyetur se pse viktimat e keqperdorura nga forcat serbe në luftën e Kosovës nuk janë përfshirë në raportin e sekretarit të përgjithshëm për viktimat e keqtrajtuara ?

Por, edhe gazetari maqedonas ka marrë një përgjigje të ngjashme si Mulajt.

Baby Boo