36 vjeçari nga Gostivari aksidenton këmbësorin, pastaj e sulmon fizikisht (Video)


Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka ngritur kallxim penal ndaj personit me iniciale A.Z 17 vjeçar nga fshati Ozormisht, L.Ç 15 vjeçar dhe B.M 16 vjeçar të dy nga Tetova për shkak të dyshimeve se kanë kryer 13 vepra penale, prej të cilëve, gjashtë vjedhje të rënda, tre tentime për vjedhje të rënda dhe katër vjedhje.

Në periudhën nga 29 qershori e deri më katër nëntor, të denoncuarit kanë vjedhur në objekte fetare, në zyrat e një klubi futbollistik dhe objekte tjera, ku kanë marrë para, telefona celularë, paisje sportive, lavatriçe dhe sende tjera, duke përfituar kështu në mënyrë të paligjshme mbi 229 mijë denarë.

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar, ka ngritur kallxim penale ndaj personit me iniciale B.R 36 vjeçar nga qyteti I Gostivarit, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale lëndime trupore. Sipas policisë, më 21 tetor, rreth orës 1 e 30 minuta në një rrugë në Gostivar, me veturën Mercedes, ka aksidentuar këmbësorin M.B 25 vjeçar dhe më pas ka dalur nga vetura dhe e ka sulmuar fizikisht./Tv Koha

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka ngritur kallxim penal ndaj dy personave edhe atë, B.Z 29 vjeçar dhe V.B 19 vjeçar, që të dy nga Tetova për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “dhunë”.Sipas policisë, më 9 mars të këtij viti, rreth orës 10 në rrugën Marshall Tito, në Tetovë, I denoncuari I parë si I punësuar në një Agjencion për Sigurim me shkop prej gome ka sulmuar personin e dytë.

Më pas personi I dytë I është kthyer dhe ka filluar rrahja, por më pas kanë intervenuar kalimtarë të rastit dhe kanë ndërprerë përleshjen.Poashtu Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal ndaj personit M.S nga Tetova për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “dhunë”.

Më 16 qershor, rreth orës 13 pas një zënke verbale personi në fjalë ka sulmuar fizikisht 59 vjeçarin N.M nga Tetova.Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka ngritur kallxim penal ndaj personit me iniciale I.I 61 vjeçar për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “dhunë”. Më 30 nëntor rreth orës 11 në rrugën Jane Sandanski në Tetovë pas një zënke verbale I denoncuari ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij Xh.I 57 vjeçar duke u shkaktyar lëndime në trup./Tv Koha

Baby Boo